Grabitja e katedrales në Korçë, edhe tre të rinj në pranga
Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Korçës nën akuzën e grabitjes së kasafortës së katedrales së qytetit. Në pranga përfunduan Ronaldo Berberaj, 18-vjeç, Lorenc Berberaj, 18 vjeç, si dhe R.SH, 15 vjeç, banues në Korçë.
Ndërkohë, po punohen për kapjen e shtetasve D.H., 15 vjeç dhe M.T., 14 vjeç, banues në Korçë.
Grabitja ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të 3 shtatorit, ku u mor një shumë e konsiderueshme parash të dhuruara nga besimtarët për njerëzit në nevojë.
Në grabitje dyshohet se kanë marrë pjesë disa persona, të cilët janë fshehur brenda kishës dhe kanë qëndruar aty pas meshës së të dielës.
Gjatë orëve të natës kanë thyer dhe grabitur arkat ku besimtarët dhurojnë para dhe që Mitropolia e Korçës i përdor në ndihmë të njerëzve të nevojë.
Vetëm në arkën e ndihmave për të vobektit, mendohet se janë përvetësuar rreth 20 mijë lekë. Për Mitropolinë e Korçës, më shumë se vlera e grabitur shqetësim mbetet fenomeni, ndaj kërkon më shumë vëmendje nga Policia.
KOHA JONË SONDAZH

