Grabitja e parave në Shijak, zbulohet shuma që morën autorët

Zbulohet shuma që u grabit nga bankomati i një banke të nivelit të dytë në Shijak. Autorët morën 100 mijë lekë të reja.

Policia dyshon se grabitësit kanë qenë dy persona, të cilët kanë arritur të nxjerrin paratë me anë të thyerjes. Banka që ra pre e vjedhjes me thyerje ndodhet në qendër të qytetit të Shijakut dhe konkretisht dhjetë metra nga vendi i njohur si “Ura e Shijakut”.

Zyrtarisht shuma e grabitur nuk bëhet e ditur, por mësohet se bëhet fjalë për rreth 100 mijë lekë. Në vendin e ngjarjes shkuan hetuesit, të cilët nisën nga puna për të dokumentuar ngjarjen dhe nisur hetimet për zbardhjen e saj me anë të pamjeve nga kamerat e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet thonë se ka dyshime të forta se pas ngjarjes qëndron një grup i dyshuar për disa grabitje të bujshme në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autorët dyshohet se janë të njëjtët, që në dhjetor të vitit të kaluar grabitën me armë 7.5 milionë lekë të Drejtorisë së Transportit në Durrës, ndërsa më 12 janar i morën rreth 10 mijë euro një biznesmeni, të cilit i mbajnë peng edhe djalin. Në harkun e 50 ditëve, ky është rasti i pestë që bankat bien pre e vjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?