Grabitja e postës sekrete të Prokurorisë, hetimi: Autorët e dinin se çfarë kishte në dosje

Detaje të reja janë publikuar nga grabitja e postës sekretë të prokurorisë së Durrësit.

Mësohet se grupi hetimor ka ndërtuar identitetin e autorëve të dyshuar. Ndërsa burimet bëjmë të ditur se autorët e dinin çfarë përmbante posta dhe për këtë arsye nuk lejuan që të mbërrinte në destinacion.

Ndërkohë po verifikohen  edhe pëersona të tjerë që  kishin dijeni për përmbajtjen e postës nga Prokuroria e Përgjithshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur dy persona ende të paidentifikuar sulmuan postierin pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe i morën disa materiale që ai kishte tërhequr nga posta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postieri mësohet se ka qenë duke lëvizur në këmbë nga posta qendrore drejt prokurorisë së Durrësit që ndodhet rreth 100 metra me tutje në kohën kur është sulmuar pranë Sheshit “Pranvera”.

Burimet thonë se ngjarja është vënë re nga punonjës të postës dhe kalimtarë por që asnjë nuk ka reaguar përballë autorëve edhe për shkak se mësohet se gjithçka ka ndodhur brenda një kohë shumë të shkurtër.

Autorët që sipas burimeve mbanin veshur kapele dhe syze të errëta janë larguar me shpejtësi në këmbë.

Policia e Durresit në një njoftim paraprak për rastin thotë se po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet se çfarë konkretisht kishte në çantën e postierit këtë të martë. Në media është thenë se kishte matarile të institucioneve homologenga  jashtë për ceshtje të ndryhsme hetimore.

Por burime nga orabnai i akuzës thonë se në praktikën zyrtare në prokuroritë e rretheve, posta sekrete përmban dy lloj dokumentesh. Përgjithësisht materialet sekrete prokurorive të rretheve i shkojnë me postë ose nga SHISH, ose transkripte të përgjimeve që sjell Prokuroria e Përgjithshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?