Grabitja e Prokurorisë, merren dosjet e zyrtarëve të korruptuar
Sërisht Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes. Persona ende të paidentifikuar kanë bastisur Prokurorinë e Durrësit duke vjedhur materialet në zyrat e prokurorëve.
Grabitësit kanë synuar zyrën e prokurorit që po hetonte dosjet e korrupsionit të zyrtarëve, Afrim Shehut. Krerët e Policisë së Durrësit dhe hetuesit kanë zbarkuar prej disa orësh në këtë institucion dhe kanë nisur hetimet.
Paraprakisht është vërejtur se janë synuar në mënyrë specifike, dosjet e disa zyrtarëve që po hetohen për shpërdorim detyre.
Ndërkohë po kqyren kamerat e sigurisë dhe po merren shenjat e gishtrinjve për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Kjo është hera e dytë që vidhen materialet në zyrat e Prokurorisë së Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

