Grabitja e Prokurorisë së Durrësit, lihen në burg 3 autorët

Të arrestuarit që akuzohen për grabitjen e Prokurorisë së Durrësit kanë dalën paraditen e sotme para gjykatës.

Mësohet se dy nga të arrestuarit Artur Isa dhe Besnik Bushi kanë lënë gjurmët e gishtave në ambjentet e brendshme të Prokurorisë.

Sipas gjykatës gjurmët e gishtërinjve janë gjetur edhe mbi serverin qendror dhe atë të kamerave të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ata kanë deklaruar se nuk njihen me njëri-tjetrin duke mohuar vjedhjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organi i akuzës kërkoi ‘arrest me burg’ për Artur Isa, Besnik Bushi dhe Niaz Lena, të cilët ishin roje privatë në Prokurorinë e Durrësit.

Kujtojmë se disa ditë më parë në Prokurorinë e Durrësit u grabit zyra e prokurorit, Afrim Shehu, ky i fundit heton çështjen e bujshme atë të tjetërsimit të pronave në Ishëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?