Grabitja e Prokurorisë, zbulohen emrat e autorëve

Janë arrestuar mëngjesin e sotëm dy persona të dyshuar për bastisjen dhe vjedhjen dje në zyrat e Prokurorisë së Durrësit.

Policia ka ndaluar edhe rojen. Sipas njoftimit të policisë, autorët e ndaluar janë Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës dhe Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, te dy me precedentë penalë të mëparshëm.

Njoftimi i policise

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndalohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ndalohet edhe roja private e SH.P.S.F. për shpërdorim detyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit

• Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë;

• Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

• Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës.
Ata dyshohet kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

•”Shpërdorimi i detyrës” në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

• ” Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?