Grabitja në Rinas, hetim pasuror për të arrestuarit

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka nisur hetimin pasuror për disa prej të arrestuarve për grabitjen në Rinas më 9 prill 2019, ku u morën gati 5 milionë euro. Ragip Hajdinit, Elton Piklit, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli, Saimir Çela. Nga hetimet është mësuar se të arrestuarit dhe familjarët e tyre disponojnë automjete, llogari bankare dhe prona të paluajtshme. Lidhur me dosjen e grabitjes së 9 prillit janë në kërkim edhe dy persona.

Admir Murataj, grabitësi i cili mbeti i vrarë pas grabitjes së ndodhur në Rinas në datën 9 prill është shpallur zyrtarisht i vdekur dhe ndaj tij nuk rëndon më asnjë akuzë. Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë çështjen pasi gjendja civile në Tropojë dorëzoi pranë saj certifikatën e vdekjes së Muratajt. Prokurori Eneid Nakuçi paraqiti në Gjykatë certifikatën e vdekjes, dhe kjo e fundit vendosur të pushojë procesin për akuzën e grabitjeve ndaj Murataj.

Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së miliona eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Shtetit që pas grabitjes ka marrë kontrollin edhe brenda aeroportit. Prej marrëveshjes me koncesionarin ICTS, policia nuk kishte akses për të operuar apo patrulluar në pistë ndërsa prej pasdites së 9 prillit 2019 një furgon i forcave të ndërhyrjes së shpejt patrullon të gjithë pistën. Në pjesën e jashtme përveç policisë së shtetit, policisë ushtarake është edhe FNSH e cila kryen patrullime. Në komisariatin e Rinasit ka një shtesë stafi, pasi policia ka marrë në dorë shumë kontrolle të cilat deri më tani i kishte koncesionari, përfshirë edhe sallën e kamerave të sigurisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, nga ana tjetër ka hapur garën për kompaninë e re që do të garantojë sigurinë në aeroport pas përfundimit të kontratës me kompaninë aktuale ICTS duke mos vijuar më tej bashkëpunimin. Aeroporti i vetëm ndërkombëtar në Shqipëri fton kompanintë e huaja që të marrin pjesë në garë duke nxjerrë edhe kushtet. Gara për kompaninë e re do të zgjasë katër javë dhe kompania e re pritet që të fillojë punën në korrik 2019, kohë kur përfundon kontrata aktuale me ICTS-në.

“Pas ngjarjeve që ndodhën në aeroportin shqiptar ku miliona euro u vodhën në tre vjet, TIA dëshiron të hyjë në një kontratë pesëvjeçare me një kompani tjetër të shërbimit të sigurimit të aeroportit, por këtë herë me përvojë ndërkombëtare. Kompania që do të zgjidhet do të jetë ndër të tjera për të kryer një sërë shërbimesh si: Kontrollin e pasagjerëve dhe bagazheve të dorës. Skanimi i bagazheve. Ngarkimin e mallrave dhe postës. Kontrollin e automjeteve në aeroport, stafin, ekipet dhe kontrollin e dokumenteve të udhëtimit. Ruajtja dhe patrullimi i aeroportit. Monitorimi i aeroportit përmes sistemeve të sigurisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?