Grabitja në Rinas, Krimet zgjasin me tre muaj hetimet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të zgjatë me tre muaj hetimet për ngjarjen e shkurtit 2017, ku në Rinas u grabitën paratë e një banke brenda një blindi sigurie.

Grabitja ku dyshohet se u vodhën mbi 2 milionë euro, ndodhi në 2017, dhe për këtë ngjarje janë arrestuar 3 persona.

Krimet e Rënda kanë dorëzuar në Gjykatë një kërkesë për të zgjatur hetimet. Të arrestuarit janë Fation Xhyliu, Ernest Kupa, Ditjon Memlika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokatët e të arrestuarve kanë thënë për mediat se do e apelojnë vendimin pasi sipas tyre nuk ka më asnjë detaj për të hetuar. “Pse i zvarrisni? Nuk ka më asnjë detaj për të hetuar, do e apelojmë vendimin”,-kanë thënë avokatët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?