Grabitja spektakolare e qindra mijëra eurove në banesat ku punonte, “arrest me burg” për nënë e bir
Nënë e bir, të cilët grabitën, rreth 700 mijë euro nga disa shtëpi ku Rozeta Dobi punonte si pastruese, kanë dalë para Gjykatës ku u është komunikuar masa “arrest me burg”. Ata kanë refuzuar që të japin shpjegime në sallën e gjyqit, për të bërë të ditura mekanizmat se si kanë vepruar.
I pari që hyri në kafazin e xhamit ishte 23-vjeçari Havier Dobi, i cili me pranga në duar u ul kokë ulur në karrige, ndërsa atletet i kishte pa lidhëse. Vetëm pak sekonda më vonë, e shoqëruar nga policia, por pa pranga në duar, erdhi dhe 49-vjeçarja.
KOHA JONË SONDAZH

