Grabitja spektakolare nga pastruesja dhe i biri, gazetari “zbërthen” gabimin e madh

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar vjedhjen te banesa e ish-zyrtares së kabinetit të qeverisë Rama, nga pastruesja e saj. Ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se kjo histori ka marrë një vëmendje shumë të madhe, ndërsa theksoi se kjo ngjarje duhet hetuar nga SPAK dhe nuk duhet nënvlerësuar.

”Deri tani thuhet se janë marrë nga kasaforta 120 mijë euro dhe bizhuteri, por pas arrestimit të pastrueses dhe djalit ata duke folur me njëri-tjetrin në ambjentet e paraburgimit, kanë zbuluar se kishin fshehur para të tjera në tubin e aspiratorit. Këtu çdo histori që ka të bëjë me para merr shumë vëmendje. Reagimi i parë ishte që bravo se grabiti paratë e një grabitëse taksash, por kjo çështje për mua duhet hetuar në SPAK se përveç kësaj shume, pastrueses i janë gjetur dhe 400 mijë euro të tjera”,-tha Hoxha.

Nga ana tjetër, ai theksoi edhe se SPAK-u nuk duhet ta nënvlerësojë këtë histori, sepse duke i ofruar një status bashkëpunimi Rozetës fare mirë mund të marrë një informacion se te cilat shtëpi zyrtarësh ajo ka punuar. Nga kjo do të dali se kujt i përkasin afro 400 mijë euro.

SHKARKO APP