Grabitje me armë në Pukë, autorët kërcënojnë me jetë rojen
Grabitje me armë nga persona ende të paidentifikuar në Minierën e Munellës në Pukë. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se grabitja ka ndodhur në sektorin e minierës, ne rrethana që ende presin të sqarohen zyrtarisht nga policia.
“News 24” raporton se persona ende të paidentifikuar kanë kërcënuar me armë rojën e objektit, e më pas kanë grabitur kabllot elektrikë.
Sipas punonjësve të minierës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, nderkohe qe mesohet se grabitësit e maskuar janë larguar me shpejtësi në drejtim të Qafë Barit.
KOHA JONË SONDAZH

