Grabitje në qendër të Tiranës. Autorët hyjnë në shtëpinë e një gruaje, marrin para dhe sende me vlerë

Një grabitje ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar në kryeqytet.

Raportohet se në rrugën “Reshit Çollaku” në zonën e Shallvareve, persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me thyerje në banesën e një 53-vjeçareje dhe kanë marrë bizhuteritë dhe një shumë parash.

Denoncimi është bërë nga pronarja e shtepisë M.Veneti, e cila pasi ka konstatuar vjedhjen, ka njoftuar policinë, e cila ka nisur hetimet.

SHKARKO APP