Grabitje “spektakolare” në Lezhë, vidhet kasaforta me mbi 30 milionë lekë

Një supermarket në Ishull Lezhë ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mesnate ku është vjedhur kasaforta e marketit.

Paraprakisht dyshohet se në kasafortë kanë qenë rreth 30 milionë lekë të vjetra. Po ashtu të njëjtat burime tregojnë se personat të cilët kanë kryer grabitjen, janë futur nga hyrja e pasme marketit duke thyer derën e pasme të marketit.

Pritet që policia të sekuestrojë kamerat e sigurisë të cilat mund të identifikojnë autorët e kësaj ngjarje e cila ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

SHKARKO APP