Gradat e larta në ”ankth”, Vetting-u në Polici shtyhet në shtator

Paçka se Vetting-u në Policinë e Shtetit u tha se do të niste këtë muaj, me seancën e parë për drejtuesit e lartë të Policisë, mësohet se procesi është shtyrë për në shtator.

Shkak mësohet se është volumi i punës dhe dokumentet që priten për 300 gradat e para nga institucione si banka, hipoteka, zyrat e pastrimit të parave si dhe disa informacione që ende skanë ardhur nga jashtë vendit. I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Komisioni i Jashtëm i Vlersimit ka punuar këtë periudhë mbi dosjet e 30 gradave të para ku përfshihen drejtuesit e policisë, gardës, drejtorëve të kufirit dhe shërbimeve mbështetëse të Policisë së Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?