Gramoz Ruçi nderon kujtimin e ish-deputetit Hushi
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë sot në homazhet në nderim të figurës të ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Durim Hushi. Duke vlerësuar kontributin që Hushi ka dhënë në kohën kur ai ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Ruçi u shpreh se ndarja nga jeta e tij është një lajm i trishtuar për të gjithë ata që e kanë njohur dhe në shenjë respekti vendosi dhe një kurorë me lule.
”Jam sot këtu në qytetin e Elbasanit, për të nderuar dhe dhënë lamtumirën e fundit Durim Hushit, deputetit të Legjislaturës së 16-të dhe 17-të të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Prefektit të Elbasanit, inxhinierit të talentuar, qytetarit të respektuar dhe prindit shembullor të dy fëmijëve, duke i përcjell ngushëllimet e mia, si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, u shpreh Ruçi.
Në homazhet e zhvilluara në teatrin “Skampa”, në Elbasan, morën pjesë gjithashtu, miq, dashamirës, deputetë dhe të afërm të ish-deputetit për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për te vlerësuar figurën e tij.
KOHA JONË SONDAZH

