Gramsh, abuzoi seksualisht me një të mitur, 17 vjet burg për 30-vjeçarin

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 17 vite burg Erjon Sirinxhi, 30-vjeç, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.  Ngjarja e rëndë është shënuar në Gramsh, pasditen e 11 shkurtit të këtij viti. E. T., 13 vjeçe ka shkuar në banesën e Sirinxhit ku kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Vetë e mitura ka deklaruar në polici se ka kryer dy herë marrëdhënie seksuale me të pandehurin në banesën e këtij të fundit. Akti i ekspertimit mjeko-ligjor vërtetoi se e dëmtuara kishte arritur pjekurinë seksuale dhe ishte e defloruar.  

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurit Erjon Sirinxhi të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” e kryer më shumë se një herë.

SHKARKO APP