Gramsh, breshëri sa një kokërr arre
Aktualitet E Martë, 3 Shtator 2024 21:01
Moti është i çuditshëm në Shqipëri. Gramshi është përfshirë këtë mbrëmje nga stuhi shiu dhe breshëri. Breshëri i fuqishëm ra në qytet, sikurse duket edhe nga pamjet, ndërkohë që ende nuk dihen dëmet që ka shkaktuar në bujqësi. Breshëri që ka rënë edhe pak javë më parë në Elbasan dhe Gramsh, shkaktoi dëme të shumta te pemët dhe kulturat bujqësore.