Gramsh, merr jetë nisma ”Për një mjedis të pastër”

Për kryetarin e bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, një qytet i pastër ndihmon në rritjen e numrit të turistëve, zvogëlon ndotjen dhe rrit cilësinë e jetesës. Në kuadër të fushatës për mbrojtjen e natyrës, pastrimin dhe mbajtjen pastër të ambienteve ku jetojmë, bashkia e Gramshit ka menduar t’i japë jetë nismës ”për një mjedis më të pastër”. Aksionit të pastrimit i janë bashkuar edhe punonjësit e ”Uzinës Mekanike Gramsh” të cilët sipas Taçes, përmes pastrimit po japin një mesazh të qartë kundër ndotjes së ambientit. ”Nisma për një mjedis të pastër. Së bashku me punonjësit e ”Uzinës Mekanike Gramsh”, vazhdojmë misionin për të dhënë një mesazh të qartë kundër ndotjes së ambientit. Falënderojmë të gjithë ata që i përgjigjen pozitivisht nismës tonë”,-tha Taçe. Gjithashtu, kryetari i bashkisë së Gramshit thotë se institucioni që ai drejton mbështet çdo nismë dhe iniciativë në mbrojtje të mjedisit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?