Grantet për rindërtimin: Dokumentacionet dhe kriteret penalizojnë 120 familje në Lezhë
Mungesa e dokumentacionit dhe kriteret kanë bërë që 120 familje në Lezhë të mos përfitojnë nga grantet e rindërtimit për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Deri më tani, bashkia e Lezhës ka miratuar fondin për 866 objekte që mund të rikonstruktohen.
120 familje që pësuan dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të në bashkinë e Lezhës, nuk do përfitojnë nga granti i rindërtimit.
Mangësitë në dokumentacion apo dhe kritereve për të qenë përfitues i ka penalizuar këto familje.
Konfirmimi ka ardhur nga Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj.
”Ligji e parashikon qartë, pronarët e banesave që kanë dypronësinë, shtëpitë e brakstisura, kanë një sërë kriteresh të cilat mund t’i skualifikojnë nga procesi i rindërtmit. Bashkia Lezhë ka deri më tani ka rreth 120 dosje të skualifikuara.”
Deri tani është miratuar pagesa për 866 familje me shkallë dëmtimi, ds1,ds2 dhe ds3, ndërsa javen që vjen do të miratohet lista tjeter e familjeve përfituese.
”Presim që brenda javës tjetër, bashkia e Lezhës të rialokojë fondet për përfituesit, pasi të nënshkruajnë kontratën çdo secili me bashkinë.”
Përfitues të këtij granti janë ato familje që kanë patur dëmtime të ndryshme në banesat e tyre, që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikostruksioni apo riparime.