Gratë dhe vajzat me kancer, të rinjtë dhurojnë flokët

Dy motrat Elisa dhe Aulona edhe pse janë të vogla, kanë vendosur që flokët e tyre t’ua dhurojnë grave dhe vajzave me kancer gjiri. “Unë kam ardhur për arsye sepse dua të dhuroj flokë që jo vetëm unë të jem me flokë, por edhe të gjithë ata që janë me sëmundje”, thotë Elisa.

‘Kjo ide sigurisht erdhi bashkë me motrën time, pse jo ti dhuroj në një ambient ku flokët e mi do shkojnë për një vepër të mirë”, shprehet Aulona. Bashkë me to janë solidarizuar edhe dhjetëra vajza të tjera. Mes tyre nuk mungoi edhe Endri, i cili prej dy vitesh i rriti flokët me qëllimin e mirë për t’i dhuruar.

Të emocionuar dhe mes lotësh, të rinjtë i bashkon dëshira për të lumturuar sadopak gratë dhe vajzat me kancer. “Të gjithë ata që do t’i marrin flokët e mi, t’i kenë të gëzuar sepse unë jam kujdesur shumë për to dhe i kam rritur me gjithë kujdesin tim”, shprehet një vajzë e vogël që mban në duar flokët e porsa prerë.

“Gjyshja ime ka humbur jetën nga kanceri i gjirit kur unë isha shumë e vogël dhe i kam dhuruar edhe një herë tjetër”, thotë një adoleshente e cila po ashtu ka dhuruar flokët e saj. “Njoh një person që tani ajo ka humbur jetën për fat të keq. Do kisha shumë qejf të ja kisha dhuruar flokët, por nuk pata mundësi që ta lumturoja”, shprehet një vajzë e mitur.

SHKARKO APP