Gratë e naftëtarëve futen në grevë urie: Këtu do vdesim

Pasi burrat naftëtarë dolën nga greva e urisë, në vendin e tyre janë gratë që futen në grevë urie. ”Nuk kishim zgjidhje vendosëm të merrnim këtë vendim ekstrem. Asnjë nuk mori parasysh grevën e shokëve tanë. Do vazhdojmë grevën deri sa të vdesim. Na kanë rimëkëmbur që prej 10 vitësh. Nuk kemi pasur asgjë konkrete askush nuk na ka dëgjuar fjalën. Nuk na jepet e drejta e jonë”,- shprehen ato.

Të shoqëruara nga duartrokitjet e qindra naftëtarëve të mbledhur jashtë ambienteve të grevës, ato kanë zënë vendin e kolegëve të tyre të cilët kishin shfaqur probleme të rënda shëndetësore, çka e bëri të pumundur të vijonin më tej. Punonjëset e uzinës kanë shprehur vetë dëshirën për të zëvendësuar burrat, sepse siç shprehen dhe vetë ato, duan që të kontribuojnë në zgjidhjen e kërkesave.

Burrat janë larguar kryesisht për arsye shëndetësore sepse nëse do e vazhdonin akoma këtë grevë do të rrezikonin seriozisht jetën. Pas mbledhjes së Këshillit Sindikal u vendos që vendin e tyre ta zënë punonjëset e uzinës. “Asgjë nuk i kam thënë familjes, fëmijët nuk duan ma kanë bërë parapritë, nuk e di se si do vejë puna, do arrijmë do ndahemi edhe me familjen, nuk duan as fëmijët tanë të na shohin këtu se jemi me ilaçe kështu që nuk e di se si do përfundojë kjo punë, z. kryeministër të vërë dorën në zemër”, – u shpreh njëra prej grevisteve.

Ndërkaq, në dhomë pjesa më e madhe e zonjave janë me sy të përlotur. “Nuk mund të flasim dot më, sytë tanë të përlotur flasin vetë. Fëmijët tanë nuk e dinë se jemi futur këtu dhe nuk e di si do ta përjetojnë”, – u shpreh e përlotur një zonjë.

Sokol Dautaj, Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve në një bisedë me gratë që u bënë tanimë pjesë e grevës tha se shpresonte se tani që kemi të bëjmë me gra dhe nëna gjërat do ndryshojnë. “Nuk e besoj të jetë kaq e pandjeshme ministria”,- tha ai në fjalën e tij teksa shprehu se ishte në pritje të një reagimi.

SHKARKO APP