Gratë naftëtare-Ramës: Nuk dalim nga greva, hajde këtu e na jep zgjidhje

Kryeministri Edi Rama sërish u ka bërë thirrje naftëtarëve të Ballshit që të ndërpresin grevën por ato vijojnë të ngujuara dhe të bindura thonë se nuk dalin nëse nuk marrin një zgjidhje. Një prej tyre, pohon se ato ia kanë bërë të qartë Ramës që pa marrë zgjidhje nuk do të dalin nga greva. Madje ato i kanë vënë dhe një kusht të ri, sipas të cilit tashmë kryeministri Edi Rama duhet të shkojë vetë atje. “Kryeministrit ia kemi bërë të qartë se po nuk morëm 13 pagat e apeluara në Gjyq. Të vijë këtu të shikojë gjendjen tonë dhe të negociojmë këtu. Kaq nuk zgjatem më sepse skam fuqi”, tha ajo.

SHKARKO APP