Gratë në ditën e dytë të grevës në Ballsh, thirrje për ambasadoret

Sot është dita e dytë e grevës së urisë së punonjëseve të rafinerisë së Ballshit. Gratë janë shprehur për mediet se situata është e vështirë. “Shteti të verë dorë dhe të merret me problemet tona, t’i zgjidhë. Situata është e vështirë. Të paguhen pagat e prapambetura dhe të rifillojë puna. I bëjmë thirrje grave të Shqipërisë që të na mbështesin. Ju bëjmë thirrje edhe ambasadoreve femra”,-janë shprehur grevistet.

Nga ana tjetër, ato janë shprehur se ”Rama e Balla thotë se na ka ndihmuar me 40 mijë lekëshin? 400 mijë lekëshi që na kanë dhënë ata këtu e një vit më parë që jemi pa punë është të tallesh me punëtorët e Ballshit. Ata tallen me punëtorët e Ballshit. Kam punuar 35 vite, teknologe gjithë jetën. Djali më mbushi 20 vjeç në vendet e botës. Po më dhemb zemra dy vite pa e takuar djalin e vetëm. Punova 35 vite dhe nuk kam asnjë të ardhme. Shtatë kompani që janë ndërruar vijnë me trike leshi e ikin bosa, ndërsa punëtorët vdesin në punë, jashtë në dëborë e në shi e mbesim mes katër rrugëve. Është turp që në shtëpi të mos kesh asnjë 10 mijë lekësh. As një ndihmë ekonomike asgjë. Ka shkuar të emigrojë për të na mbajtur. Sot jemi të dy pa punë. Shteti na la pa punë. Djali im 20 vjeç mori rrugët e botës vetëm për bukën e gojës. Prindërit e tij punuan në naftë dhenuk kanë asnjë të ardhme”.

SHKARKO APP