Gratë në Shqipëri kërkojnë rol vendimmarrës në shoqëri
Duan të protestojnë por thonë se u mungon organizimi… Pavarësisht luleve të shpërndara, misioni i kësaj ditë u duk i vaket në kryeqytet. Pandemia ka kushtëzuar daljet dhe festat e përvitshme. Disa me bashkëshortët përkrah e disa duke ecur vetëm, gratë në vendin tonë mbeten ende të pakënaqura nga mjedisi që u ofron shoqëria.
Të pakënaqura thonë se janë edhe me institucionet të cilat nuk janë përpjekur sa duhet për të forcuar rolin e tyre vendimmarrës. Kritika për rolin e grave në shoqëri shprehin dhe burrat. Të vetëdijshëm se kontributi i tyre nuk vlerësohet sa duhet, kërkojnë që gratë të jenë më të lira në profesion e në ambientin social.
Barazia gjinore, punësim i paanshëm, vlerësim për kontributin e tyre si dhe më shumë peshë në vendimmarrjet që prekin shoqërinë e përbashkët, këto janë disa nga kërkesat e grave edhe në këtë 8 Mars.