Gratë politikane në Shqipëri, përjetojnë dhunë dhe fyerje të natyrës seksuale

Pjesëmarrja gjinore në politikë duket se është një sfidë e fituar ne shifra, por më shumë se gjithçka, mosvlerësimi i grave mbetet një çështje mentaliteti. “Dhunë grash në parlament? Jo, ndonjëherë ka gjuhë të dhunshme”,-thotë deputetja e PD-së, Orjola Pampuri.

Politikanet gra në raport me politikanët burra përballen me dhunë pas dyerve të mbyllura si dhe kanë gjasë të përjetojnë dhunë të padukshme apo kërcënime e fyerje të natyrës seksuale. “Për shkak se e pres që politika të jetë e dhunshme në Shqipëri, nuk mund ta quaj këtë që kam përjetuar dhunë”,-thotë Grida Duma, deputete dhe ish-nënkryetare e PD-së.

Përballë kamerës kur i pyet gratë deputete vazhdojnë ta refuzojnë dhunën, me të cilën ndeshen përditë në politike. “Ka bullizim në parlament dhe nuk janë të pranueshme por unë nuk dua të pranoj se një rast përbën atë që është pjesë e dhunës në politikë”,-tha Milva Ikonomi, deputete e PS-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?