Gratë shqiptare nuk duan të ikin nga kampi i ferrit, eksperti: Presion nga grupi

Sot është bërë e mundur që nga kampi Al-Hawl në Siri, të nxirren 3 fëmijë dhe një grua por ka edhe më shumë nga ato gra që nuk duan që të rikthehen në atdhe. Refuzimi nuk vlerësohet si fenomen i pazakontë për ekspertët e sigurisë.

Duke marrë në konsideratë se motivet që i kanë çuar në Siri janë të ndryshme, po aq sa mënyra e përjetimit të kampit, eksperti Ergys Muzhaqi, thekson se ky qëndrim diktohet nga disa faktorë.

”Mund të jenë arsye të presionit të grupit ndoshta, që mund të lidhen me mentalitet ekstremist, sipas të cilit, dëshirojnë që të qëndrojnë aty. Pikë tjetër shumë e rëndësishme, që duhet të theksohet, mendoj që mund të jetë dezinformomi. Besoj se një pjesë e këtyre njerëzve duke qenë të shkëputur nga marrja e informacionit se si janë zhvilluar ngjarjet në Shqipëri, mund të jenë me mendimin që shoqëria këtu, shteti, ligji do t’i detyrojë të përballen me sanksione, me dënime”, tha Muzhaqi.

SHKARKO APP