Gratë shtatzëna të rrezikuara nga Covid-19? Përgjigjet Ministria e Shëndetësisë
Mes morive të shumta të pyetjeve që lindin lidhur me këtë virus, është edhe rreziku që mund t’i kanosen grave shtatzëna, a kanë ato rrezik më të lartë për të paraqitur forma më të rënda të koronavirusit. Lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka dhënë një përgjigje e cila bën me dije ato paraqesin një rrezik të shtuar, e për pasojë duhet që të respektojnë në mënyrë shumë rigoroze.
“A kanë gratë shtatzëna rrezik më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të #COVID_19. Gratë shtatzëna mund të tregojnë rrezik të rritur të zhvillimit të një forme të rëndë të infeksioneve virale të frymëmarrjes.Lidhur me transmetimin e #COVID_19 edhe për gratë shtatzëna, rekomandohet të ndërmarrin veprimet normale parandaluese për të zvogëluar rrezikun e infeksionit, siç është larja e duarve shpesh dhe shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.