“Green Pass” për baret dhe restorantet, Mira Pogaçi: Shkakton më shumë probleme
Për drejtoreshën ekzekutive të “Shoqatës Tregtare të Shqipërisë”, Mira Pogaçi vendosja e “pasaportës së gjelbër” vetëm për baret dhe restorantet është një masë e cunguar.
Sipas Pogaçit, këto masa gjysmake shkaktojnë më shumë probleme dhe kufizojnë vetëm një sektor të caktuar duke e dëmtuar atë.
“Unë jam dakord me “Green Pass”, por me mënyrën sesi ai është i aplikuar në vendet e tjera. Jo si është anoncuar në Shqipëri. Në Itali, u deklarua se në 15 tetor kush nuk është i vaksinuar nuk do të mundet të aksesoj asnjë lloj ambienti. Kufizimi u vendos në të gjitha shërbimet. Në Shqipëri kufizimi është vetëm për baret dhe restorantet.
Një masë vetëm për baret dhe restorantet duket e cunguar. Masat pjesore kanë shkaktuar më shumë probleme sesa qëllimi fillestar që është shëndeti. Do të kemi një rritje të vaksinimit, por një kufizim vetëm për një sektor që është ai i bareve”.