Grekët “i qahen” BE-së, “Shqiptarët po na vjedhin pronën”
Greqia prej kohësh ka shprehur shqetësimin në lidhje me pronat e minoritetit helen në jug të Shqipërisë. Eurodeputeti grek Kostas Chrysogonos e quajti “vjedhje të tokave të minoritarëve nga qeveria shqiptare”, ndërsa kërkoi përgjigje edhe nga BE-ja. Ai u shpreh gjithashtu seçështjen do ta çojë deri në Gjykatën e Strasburgut, pasi kjo është një shkelje e rëndë, e cila bie ndesh me Konventën Europiane të të drejtave të njeriut.
Shqetësimieve të tij iu përgjigj Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn. Ky i fundit tha se Komisioni Europian i jep rëndësi të madhe, zgjidhjes së konflikteve pronësore në Shqipëri. Më tej ai shtoi se është i vetëdijshëm, për shqetësimet e shprehura nga minoriteti grek në shqipëri.
Hahn u shpreh:
Jemi duke monitoruar nga afër zhvillimet në këtë çështje. Gjithashtu, duke pasur parasysh kompleksitetin dhe rëndësinë e çështjes së të drejtave të pronësisë, Komisioni është duke ofruar ndihmë financiare dhe teknike në vend, për të adresuar mangësitë në këtë fushë.
Ndërkohë në raportin vjetor për Shqipërinë, Komisioni Europian ka deklaruar se vendi ynë nuk ka bërë progres në përmirësimin e kuadrit ligjor për pronën.
KOHA JONË SONDAZH

