Grekët ndotin qëllimisht bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut?!

Pushuesit në Himarë dhe Dhërmi janë alarmuar ditën e djeshme, pasi ujërat e detit u veshën me naftë dhe vaj. Ato janë hedhur nga anijet greke, raporton 'Panorama'.

Kjo është hera e tretë që ndodh brenda këtij sezoni turistik.

Ato e derdhin vajin dhe mbeturinat në det, për të mos i dorëzuar në portet përkatëse, duke shmangur kështu pagesat.

Pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Himarë dhe Dhërmi thonë se ky veprim është i qëllimshëm, në mënyrë që t’u prishin punë me pushuesit.

“Derdhja e vajrave dhe naftës në det bëhet qëllimisht në kohë sezoni turistik për të ndotur detin tonë dhe për të larguar pushuesit”, shprehet një prej tyre.

Për këtë arsye ata kërkojnë që të merren masa nga ana e autoriteteve shqiptare.

SHKARKO APP