Grekët në grevë, në kufi kalohet veç në këmbë
Pikat e kalimit kufitar me Greqinë nuk do të funksionojnë për 24 orë, dhe kjo për shkak të një greve të realizuar nga pala greke. Puna është ndërprerë në orën 07:00 të së mërkurës, e do të rifillojë pas 24 orësh, të enjten e 31 majit.
Bëhet e ditur se gjatë këtyre orëve nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm kalimi i këmbësorëve. Gjithashtu dhe në pikat e tjera kufitare me Greqinë, në Kakavijë dhe Tre Urat do të bllokohet puna.
Sindikata e punonjësve të ministrisë së Financave të Greqisë, njoftoi se do t’i bashkohet thirrjes së sindikatave te pavarura të Greqisë, në grevën e përgjithshme që do të zhvillohet sot në shtetin fqinj.
Sipas sindikatës, në grevë do të marrin pjesë edhe doganieret, ndaj gjatë datës 30 maj, pritet të pezullohen të gjitha kalimet e automjeteve dhe kamionëve në pikat kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Turqinë, ndërsa me Bullgarinë lëvizja e autoveturave do të lejohet, por jo e kamionëve.
KOHA JONË SONDAZH

