Grekët në radhë të tërheqin paratë deri në orët e para të mëngjesit

 

Pas vendimit të qeverisë greke për mbylljen e bankave të paktën për një javë, para ATM-ve të bankave u krijuan radhë të gjata të qytetarëve të shqetësuar që nxituan të tërhiqnin sa para të mundeshin.Radhët vijuan përgjatë gjithë ditës së dielë deri në mëngjesin e së hënës, 29 qershor 2015, ndërsa grekët vraponin të zbulonin se cilat ATM vijonin të kishin ende para.

Por sasia e parave që qytetarët mund të tërheqin çdo ditë duke filluar që sot është vetëm 60 euro. Analistët parashikojnë se ky limit i tërheqjes së parave vendosur nga qeveria nuk pritet të ndryshojë për shumë kohë.

Ndërkohë pas vendimit të Bankës Qendrore Europiane për të kufizuar fondin e likuiditetit për Greqinë, dhjetëra protestues u mblodhën para zyrave të Komisionit Europian në Athinë. Ata hodhën parrulla kundër Bashkimit Europian, Fondit Monetar Ndërkombëtar ndërsa bënë thirrje për daljen e Greqisë nga Eurozona.

“Dhramia më mirë se nështrimi” apo “Ne nuk u kemi borxh, nuk do të shesim dhe nuk do të paguajmë” lexonin disa nga parrullat e protestuesve.

Kreu i Komisionit Europian Zhan Klod Junker bëri përpjeken e fundit të dielën për të bindur greqinë të binte dakord me marrëveshjen duke u shprehur se dera përAthinën është ende e hapur.

SHKARKO APP