Grekët shijojnë plazhin, Spanja në acar kurse Shqipëria nën ujë

Shqipëria është përmbytur, Spanja është e paralizuar nga bora, por në Greqi paçka se jemi në janar po shijohen rrezet e diellit. Shteti fqinj është duke përjetuar temperatura tepër të larta aspak të zakonta për këtë stinë, që pritet të tejkalojnë mesataren për sezonin e dimrit me 15 gradë celsius.

Në kushte të tilla të shumtë kanë qenë ata qytetarë që kanë zgjedhur të shijojnë rrezet e diellit edhe në plazh, duke u ulur mbi rërë apo edhe duke shëtitur. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (EMY) tha se temperaturat në Athinë do të arrinin 23 gradë Celsius dhe deri 26 gradë në ishullin e Kretës, e gjitha kjo për shkak të masave të nxehta të ajrit dhe pluhurit që mbërrin nga kontinenti Afrikan. Në diell temperatura arriti deri në 31 gradë Celcius.

Alarm i kuq është dhënë në pjesën më të madhe të Spanjës për shkak të stuhisë së borës Filomena, e cila ka paralizuar vendin. Në Madrid, një prej zonave më të prekura, shtresa e borës pritet të arrijë mbi 20 centimetra gjatë 24 orëve në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?