Grekët tallen keq me poturet e Ramës: Shkatërroi industrinë e modës
Ditën e djeshme në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet më të pazakonta në 30 vite pluralizëm.
Kjo për shkak se në 31 bashki garonin vetëm kandidatët e PS. Në një linjë me zgjedhjet ishte edhe veshja e kryeministrit Edi Rama.
Ky i fundit u shfaq në qendrën e votimit me poture, çorape gati te gjuri. Veshja e Ramës nuk habiti vetëm shqiptarët, por edhe të huajt.
Poturet e kryeministrit janë analizuar me kujdes nga mediat greke. Përveç tyre grekët u morën edhe me çorapet apo lidhëset e këpucëve, duke i quajtur një gafë stilistike, për çdo ndjekës të modës.
Paraqitja e Ramës është vënë në lojë nga grekët, të cilët e kanë cilësuar si një imazh që shkakton të qeshura pafund.
Në disa media thuhej se veshja e Ramës ishte një marifet për të hequr vëmendjen nga situata problematike e vendit.
KOHA JONË SONDAZH

