Greqi, babai shqiptar: Përdhunova vajzën, isha i dehur!

Babai shqiptar ka pranuar para togave të zeza se ka përdhunuar dhe lënë shtatzënë, vajzën e sëmurë me probleme mendore vetëm 16-vjeçe.  Ngjarja  e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku pas kontrollit të mjekëve rezultoi se vazja e tij ishte shtatzënë 4 muajshe.

Dje në televizionin Star Channel u bë profili i babait që përdhunoi vajzën 16-vjecare. Gazetarja informon se ka pranuar në seancën pyetësorë se ka kryer marrëdhënie seksuale me të bijën 2-3 herë, por ishte i dehur dhe nuk i kujtohen detaje. Ka këmbëngulur, gjithsesi, se nuk ka ushtruar dhunë ndaj të bijës.

Ndërkohë pediatri deklaroi se vajza ka peshë dhe nuk vihej re lehtë shtatzënia në javën e 14-15, kur dhe ndodhi dështimi, si dhe pyetjes së të atit të vajzës se përse nuk ka cikël menstruacionesh normalisht, pediatri i ishte përgjigjur pa patur idenë çfarë ndodhte se “në adoleshence është normale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhëna të tjera bëjnë fjalë për dy prindër që sipas fqinjëve kujdeseshin për vajzën e tyre, ishte e pastër dhe ndiqte një kurs shkollor special.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pediatri ka theksuar se ka shumë mundësi se vajza të mos ketë kuptuar çfarë po i ndodhte, ose të mos mund të kërkonte ndihmë, se nuk flet dot, dërgon vetëm klithma.

Policia investigon edhe dështimin në cilat kushte ndodhi, nëse u shkaktua nga 42-vjecari shqiptar për të humbur gjurmët e krimit dhe nga hemorragjia e shumtë u detyrua nga gruaja të paraqiteshin në spital, një nga aspektet e mundshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?