Greqi, fëmijët bëjnë shqiponjën me duar para kombëtares. Çmenden serbët

Tre fëmijët që kanë bërë shenjën e shqiponjës ndodhen para lojtarëve; Bane Ivanoviç, Vladimir Stojkoviç dhe Nemanja Matiç.

Veprimi i djaloshit i ka çmendur mediat serbe, të cilat e konsiderojnë si një provokim dhe të papranueshëm gjestin e vogëlushit. Gazeta serbe “Kurir” e ka këtë ngjarje lajm kryesor gjatë ditës së sotme dhe e cilëson si skandal. Në komentin e saj, gazeta shkruan se shqiptarët në gjithë botën, po bëjnë gjeste që provokojnë serbët. Media serbe ndalet dhe në ndeshjen Itali-Shqipëri, ku sipas saj ka pasur parulla kundër Serbisë.

Megjithatë, media serbe nuk përmend faktin se jo vetëm gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, por në çdo ndeshje të kampionatit të futbollit serb hidhen parulla kundër shqiptarëve dhe digjet flamuri kombëtar i Shqipërisë. 

SHKARKO APP