Greqi, policia gjurmon parcelat me kanabis, gjen edhe shqiptarin roje

Policia greke ka zbuluar një plantacion me bimë narkotike kanabis sativa në Korinth dhe ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar.

Nga informacionet e marra në rrugë operative, policia asgjësoi parcelën ku ishin kultivuar 130 bimë kanabis të cilat varionin nga 1 metër deri në 3.8 metra të larta.

Shtetasi shqiptar u kap në flagrancë nga policia pasi u gjet duke ruajtur plantacionin. Autoritetet sekuestruan gjithashtu edhe disa sende e objekte të tjera që përdoreshin dhe shërbenin për të kultivuar lëndët narkotike.

Ndërkohë që policia vazhdon punën për kapjen e bashkëpunëtorëve të 32-vjeçarit shqiptar. Ndaj tij rëndon akuza e kultivimit të lëndëve narkotike.

SHKARKO APP