Greqi, protesta kundër marrëveshjes së Prespës me fotot e Katsifas

Marrëveshja e Prespës, e arritur për të zgjidhur mosmarrëveshjen rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, ka nxjerrë shumë qytetarë grek në protestë.

Ndërkohë organizata nacionaliste greke e “Epirit të Veriut” ka paralajmëruar një tubim që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 12:30, kundër kësaj marrëveshje pasi sipas tyre cënohet sovraniteti kombëtar dhe shkelet kushtetuta.

Në njoftim bëhet thirrje që të shpaloset dhe një flamur i Kostandin Katsifas, pasi sipas tyre ai do të ishte aty me to duke protestuar për të drejtat kombëtare.
Kujtojmë se Kostandin Katsifas, minoritar grek, u vra nga Forcat e Rendit, pasi ky i fundit hapi zjarr ndaj policisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Kacifas ishte pjesë e forumit Rinia e Vorio-Epirit, një organizatë ekstremiste që propagandon pavarësinë e “Epirit të Veriut” nga Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?