Greqi, shqiptari kapet me 86 kg kanabis në makinë

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë pasi iu gjet 86 kg kanabis në makinë.

Lënda u zbulua të premten (24 gusht) me ndihmën e një qeni antidrogë, e fshehur nën dyshemenë e automjetit.

Droga ishte e ndarë në pako dhe e vendosur poshtë ndenjëses së shoferit si edhe poshtë ndenjëses së përparme të pasagjerit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Makina drejtohej nga 34-vjeçari shqiptar identiteti i së cilit nuk është bërë ende i ditur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?