Greqi, shqiptari vret gruan në sy të fëmijëve

Krim në një familje emigrantësh shqiptarë në Greqi.

Një 45-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij, me të cilën kishte dy fëmijë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në qytetin e Nafplios, raporton Ora.

Mësohet se çifti kishin probleme martesore dhe po diskutonin për divorc.

Ka qenë pikërisht konflikti mes tyre lidhur me kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur që ka nxehur debatet, ku 45-vjeçari ka qëlluar me thikë gruan e tij 33-vjeçare.

E plagosur rëndë gruaja është transportuar në spital, por si pasojë e plagëve në qafë dhe shpatull ajo nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Policia greke ka arrestuar shqiptarin, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelitë e burgut.

Siç raportojnë mediat greke, ai ishte liruar me 4 prill të këtij viti nga një burg në Korfuz dhe ishte deportuar në Shqipëri.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë ai kishte hyrë ilegalisht në shtetin grek, duke shkaktuar edhe tragjedinë në familjen e tij.

SHKARKO APP