Greqia asgjëson 5 ton domate nga Shqipëria: Nivel i lartë pesticidesh

Dy ngarkesa nga Italia dhe Shqipëria me një peshë prej rreth 5 tonësh janë bllokuar nga tregu pasi pas kontrolleve dhe marrjes së kampioneve të domateve rezultuan me përqëndrime mbi nivelet maksimale të lejuara të pesticideve.

Pas këtij konstatimi produktet u tërhoqën drejtpërdrejt nga konsumi dhe u shkatërruan në përputhje me dispozitat e legjislacionit aktual të vendit fqinj.

Kontrollet dhe marrja e mostrave të ushqimit të importuar do të vazhdojnë me një ritëm intensiv për produktet ushqimore në të gjitha pikat e shitjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?