Greqia dhe Italia rrisin tarifat e thirrjeve ndërkombëtare për Shqipërinë

 

Operatoret celularë ne Greqi dhe Itali kanë5-fishuar  tarifat e terminimit për thirrjet Ndërkombëtare që presinngaShqipëria. Vendimi  u bëi ditur 1 muaj më parë duke surprizuar operatorët e telefonisë celulare në vend. Rritja e tarifave të terminimit për thirrjet ndërkombëtare do të thotë që operatorët shqiptarëkëtej e tutje do t’ju duhet të paguajnë5 herë më shumë për telefonatat e kryera nga Shqiperia drejt operatorëve të huaj në Greqi dhe Itali, duke rritur kështu kostot për thirrjet ndërkombëtare për tregunShqiptar.

Tarifa e terminimit të thirrjeve ndërkombetare është tarifa e cila operatorët e telefonisë celulare në Shqipëri u paguajnë operatorëve celularëtë vendeve tëGreqisë dhe Italisë për telefonatat e kryera drejt rrjeteve të tyre (Euro/minutë). Sipas të dhënave të marra nga AKEP, vetëm trafiku i thirrjeve drejt Greqisë dhe Italisë mbulon rreth 75% të trafikut total të thirrjeve ndërkombëtare. Kjo përqindje e lartë ështëelidhur edhe me numrin mëtë madhtë emigrantëve Shqiptarë në këto  2 vende në krahasim me vendet të tjera të Europës.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, në një situatë të tillë,rritja e kostove te terminimit për thirrjet ndërkombëtare ndikon drejtpërsëdrejti nëtarifat lokale dhe kostot e operatorëve të telefonisë celulare

Sipas përllogaritjeve, duke u bazuar në trafikun aktual tëtelefonatave nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë, me vendimin për 5-fishimine tarifave të terminimit, operatorëte telefonisë celulare nëShqipëri do ti paguajnë këtyre shteteve më shumë se 40 million Euro në vit, 5 herë më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm (për të njëjtin volum trafiku).

Përballë kësaj situate, duket se operatorëve celularënë vend nuk imbetet gjë tjetër por tërishikojnëminutat nderkombetare dhe ofertat për telefonatat ndërkombëtare duke u munduar që të gjejnë një zgjidhje efektive dhe të menjëhershme që do ti përgjigjej nevojave të klientëve pa i“vrarë” xhepin e tyre; në të kundërt impakti do të jetëi pashmangshëmpër arkëne shtetit dhe të operatorëve vendas dhe për pasojëdo të influencojë negativishtinvestimet në vend.

SHKARKO APP