Greqia e “ndaluar” për shqiptarët
Të paktën edhe për 10 ditë të tjera Greqia do të jetë shtet i ndaluar për shqiptarët. Vendimi është njoftuar nga autoritetet greke të cilat bëjnë me dije se pika kufitare e Kapshticës do të qëndrojë mbyllur deri në datën 24 maj. Lëvizjet të kufizuara, do të kryhen vetëm përmes Kakavijës në orarin 07:00 me 19:00. Në këtë hark kohor do të lejohen të kalojnë vetëm 400 persona në ditë dhe këtë të drejtë e kanë vetëm ata që kanë leje qëndrimi apo nënshtetësi greke.
Ata duhet të disponojnë këto dokumente:
-Pasaportë greke ose pasaportë shqiptare me leje qëndrimi
-Të kenë bërë të dy vaksinat dhe të kenë kaluar 14 ditë nga data e vaksinës së fundit.
-Të kenë me vete certifikatë vaksinimi nga autoritete shtetërore ose e-albania në Gjuhën Angleze, ku do shkruhet emri mbiemri siç është në pasaportë, lloji i vaksinës, data e kryerjes së vaksinave.
-Në rast se nuk kanë vaksinë do duhen të ketë me vete test RT-PRC të bërë 24 deri në 72 orë përpara udhëtimit.
Ndërkohë autoritetet kanë vendosur të ndalojnë hyrjen në Greqi të shtetasve shqiptarë që duan ta vizitojnë vendin fqinj për arsye turistike, por edhe pune sezonale.
Pas gati një viti nën pushtetin e pandemisë, Greqia njoftoi heqjen e masave kufizuese dhe çeljen e sezonit turistik.