Greqia flet për nisjen e gërmimeve për eshtrat e ushtarëve të saj në Shqipëri: Do mbrojmë interesin kombëtar

Greqia ka reaguar sot lidhur me frytet e takimit treditor të ministrave të Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Në një deklaratë me nota pozitive, Ministria e Jashtme e Greqisë shprehet:

“Deklaratë e Ministrisë së Jashtme lidhur me fillimin e procesit të kërkimit identfikimin dhe varrosjen e eshtrave të ushtarve grekë rënë në Shqipëri.

Një hap i rëndësishëm është ndërmarrë sot lidhur me prehjen e shpirtrave të ushtarëve grekë që ranë gjatë luftës Italo-Greke në vitet 1940-1941. Të rënët e tjerë të pavarrosur i përkasin Luftës së Dytës Botërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çështja e mbetur zvarrë e varrezave për ushtarët grekë të rënë u diskutua në negociatat e mbajtura në Kretë në nëntorin e kaluar. Hapat e miratuar janë ndërmarrë bazuar në kornizën kohore specifike për zbatimin e plotë të marrëveshjes përkatëse, në mënyrë që kjo çështje e cila është e para dhe më humanitarja të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë thjesht historike, e cila tregon  se dialogu dhe bashkëpunimi me një mendje të hapur dhe shpirt konstruktiv të çon në zgjidhjen e dallimeve dhe krijon perspektiva pozitive në marrëdhëniet ndërmjet popujve të rajonit.

Ministria e Jashtme e Greqisë do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi për të mbrojtur interesin kombëtar duke kultivuar rregullat e fqinjësisë së mirë dhe kushtet për dialog, me synim ndërtimin e së ardhmes së përbashkët europiane që rajoni ynë e meriton.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?