Greqia-Gjermanisë për Belerin: Është çështje e shtetit ligjor

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka reaguar për deklaratat e kancelarit gjerman, Olaf Scholz se Shqipëria duhet të anëtarësohet në BE, madje duke anashkaluar veton greke. Mediat greke shkruajnë se Marinakis, i është përgjigjur deklaratave të Scholz duke thënë: “Mendoj se nuk anashkalohet respektimi i rregullave të shtetit ligjor. Çështja e Fredi Belerit nuk është një çështje dypalëshe. Është çështje e shtetit ligjor. Kështu e trajtojmë dhe kështu do të vazhdojmë ta trajtojmë”.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis në Samitin e të mërkurës BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, pasi sipas tij respektimi i sundimit të ligjit është kurorëzimi i procesit të anëtarësimit. Mediat greke shkruajnë se qëndrimi i Greqisë po “vendos frenat” në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Megjithatë, kancelari gjerman Olaf Solz deklaroi të mërkurën, ndër të tjera, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë një shpërblim për përpjekjet reformuese të viteve të fundit në vend. “Kur një vend ka kaluar nëpër reforma të gjera, si në rastin e Shqipërisë, kjo duhet të njihet, përndryshe ekziston rreziku i pasojave të gjera në procesin e përgjithshëm të zgjerimit, të cilat ne nuk mund ta lejojmë”, tha Olaf Solz.

Sipas kancelarit gjerman, kjo panoaramë e përgjithshme është “shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t’ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës”. Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.

“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë. Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri. /Euronews Albania/

SHKARKO APP