Greqia i kërkon 600 maska, shqiptarja mahnit me veprimin human (VIDEO)

Epidemia e Covid-19 kërkon higjenë maksimale dhe masa mbrojtëse. Si në Shqipëri, edhe në Greqi ka krizë të maskave. Në të gjithë këtë luftë me këtë virus vdekjeprurës, ku njerëzit janë në panik, një histori e bukur vjen nga Grevena, aty ku një shqiptare ka bërë një veprim tepër human.

Elona Agolli një emigrante nga Korça prej 21 vitesh jeton në këtë qytet dhe spitali i ka kërkuar që t’i qepë 600 maska në rrobaqepësinë që ajo zotëron. Ajo i është futur punës menjëherë duke e dorëzuar porosinë dhe kur është pyetur për çmimin zonja është shprehu se i ka bërë falas.

Ky veprim i ka lënë pafjalë drejtuesit e spitalit dhe jo vetëm. Nga ana tjetër, ky veprim i saj tregon edhe njëherë tjetër bujarinë e shqiptarit dhe mirënjohjen që di populli ynë.

SHKARKO APP