Greqia i përgjigjet për ndihmë Shqipërisë, dërgon një avion Canadair për shuarjen e zjarrit në Pishë Poro

Greqia i është përgjigjur kërkesës së Shqipërinë për ndihmë në shuarjen e zjarrit në Pishë Poro të Fierit. Vendi fqinj do të dërgojë një avion Canadair, duke ndërhyrë kështu nga ajri, pasi terreni i vështirë e bën të pamundur operimin e zjarrfikëseve.

Kërkesa u bë nga Agjencia Shqiptare e Mbrojtjes Civile, pasi zjarri prej 6 ditësh tashmë nuk po fiket, me gjithë përpjekjen e forcave zjarrfikëse apo Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shprehu falenderimet për ndihmën nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Greqia i është përgjigjur kërkesës së Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Shqipërisë me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrën e zjarrit në Pishë Poro, në Fier. Falenderojmë fqinjët tanë, për ndihmën në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile”, ka shkruar Peleshi në një postim në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?