Greqia kthen 32 shqiptarë, një prej tyre shfaq simptoma të koronavirusit
Autoritetet greke kanë kthyer mëngjesin e sotëm në Kakavijë 32 shtetas shqiptarë të cilit qëndronin në territorin grek në kundërshtim me rregullat e zonës Shengen. Burimet thanë se të kthyerit kanë qenë kryesisht punëtorë sezonalë.
Ata janë pritur në Kakavijë nga autoritetet e Shëndetit Publik në Gjirokastër. Burime thanë se një prej tyre kishte shfaqur simptoma të Covid-19. Bëhej fjalë për një 47-vjeçar nga Bulqiza. Për këtë arsye është kontaktuar me numrin 127 dhe personi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do t’i bëhet tamponi për të provuar nëse është i infektuar me koronavirus apo jo.