Greqia kthen mbrapsht 1761 emigrantë në Shqipëri

 

Plot 1761 emigrantë shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri nga Greqia, pasi janë konsideruar si persona me qëndrim të paligjshëm dhe të padëshiruar për këtë vend.

“Nga të kthyerit 1761 shtetas janë shqiptarë. Kurse 295 nga vende të tjera, konkretisht 90 nga Pakistani, 36 nga Gjeorgjia, 28 nga Bullgaria, 15 nga Iraku, 13 nga Turqia, 12 nga India dhe 10 nga Afganistani”, citojnë autoritetet greke.

Duke shtuar se operacioni i kthimit të shqiptarëve në vendin e origjinës do të vazhdojë edhe gjatë muajit nëntor.

“Kthimi i të huajve të kombësive të ndryshme në vendlindjet e tyre është pjesë e planifikimit operativ për trajtimin e migracionit të parregullt”, sqarojnë gjithashtu autoritetet greke.

 

SHKARKO APP