Greqia “lufton” me flakët, zjarret i afrohen Athinës
Greqia vijon të jetë në alarm nga zjarret e shumta. Nga dita e djeshme një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në malin e Parnithas në përiferi të Athinës.
Situata është alarmante pasi janë djegur disa shtëpi dhe makina në fshatin Hasia. Zjarrfikësit po përpiqen që të mbajnë hapur rrugën që lidh Athinën me fshatrat e zonës.
Po kështu për të pestën ditë resht vijojnë zjarret në Evros në zonën Verilindore të Greqisë. Këtu janë dy fronte të mëdha, një pranë qytetit të Aleksandrupolit, ndërsa tjetri në pyllin Dadias në kufi me Turqi.
Në këtë pyll një ditë më parë pati 18 viktima mes tyre edhe dy fëmijë. Dyshohet se janë emigrantë ilegalë të cilët humbën jetën gjatë zjarrit.
Gjithashtu zjarret janë aktive edhe në Rodopi, Fiotidha e Viotia.